Krisen raportet Juve-Allegri, ja kush e zëvendëson trajnerin

0
SHPËRNDAJE

Pas tre sezonesh të suksesshme Massimiliano Allegri dhe Juventus priten që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Ky është titulli bombastik i të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport” e cila raporton një krisje në raporte mes trajnerit dhe drejtues të kampionëve në fuqi të Italisë.

Menjëherë bordi drejtues i ‘Zonjës së Vjetër’ ka listën e favoritëve për të marrë dejtimin e Juventusit.

Trajneri aktual i Fiorentinës, Paulo Sousa qëndron në ‘pole position’, ndërsa kandidat të tjerë janë edhe trajner i Monacos, Leonardo Jardim dhe ai i Sassuolos, Eusebio Di Francesco.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.