Kristian Panucci:Tani i njoh më tepër futbollistët e mi

0
SHPËRNDAJE

Trajneri Kristian Panucci, në konferenc per shtyp flet për dy ndeshjet e para në drejtimin e Shqiperis , asaj në 2 Shtator ndaj Lihtershtein , dhe 5 Shtator ndaj Maqedonis.

Dy ndeshjet e para në drejtimin e Shqipërinës?

Panucci:Tani i njoh më tepër futbollistët e mi. Duke vlerësuar momentin delikat të sezonit sepse është vetëm fillimi dhe shumë lojtarë po luajnë me vështirësi në klubet e tyre. I trembesha shumë këtyre dy ndeshjeve, pikërisht prej gjendjes fizike të skuadrës. Siç e pamë, Franca me Luksemburgun barazoi. Mundëm Lihtenshtejnin dhe u duk gjithçka e thjeshtë, por absolutisht nuk ishte e lehtë. Në fund jam i kënaqur nga këto dy ndeshje, sepse Lihtenshtejni nuk goditi asnjëherë në portë, edhe pse kemi luajtur shumë ngadalë në 30 minutat e para, por duke patur një ide për atë që duhet të bënim në fushë. Ndërsa në pjesën e dytë skuadra e qarkulloi topin më shpejt, gjetëm avantazhin. Kemi lojtarë si Memushaj, Ajeti apo Roshi që kanë vështirësi në skuadrat e tyre dhe kishin pak minuta në këmbë.

Sa eshtë forca e kombëtares?

Panucci:Kemi një grup të shkëlqyer, me lojtarë që e ndjenë peshën e përgjegjësisë dhe kombësisë. Punojnë me seriozitet, sepse ky është profesioni i tyre. Në punë duhet të jesh serioz. Jemi të vetëdijshëm se kur Shqipëria fiton të gjithë janë të lumtur, ndërsa kur humbasim njerëzit nuk buzëqeshin.
Mësimet që keni nxjerrë?

Panucci:Gjatë ndeshjes lojtarët bën atë që kërkuan. Jam shumë i kënaqur për atë çfarë kanë bërë në këto dhjetë ditë grumbullim.

Xhaka dhe Kaçe a do të jenë në skuadër në vazhdim?

Panucci:Lojtarët e grumbulluar do të jenë 26, sepse kemi tre të pezulluar. Por, nuk mund të të jap emra. Po i marr parasysh të gjitha alternativat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.