Kristian Panuçi:Kemi respekt për Maqedoninë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i kombëtares Kristian Panuçi flet para sfidës me Maqedonin

Panuçi:Skuadra do të ketë ende kohë për tu rikuperuar, por edhe Maqedonia luajti në Izrael e jemi në pozita të njëjta. Jam i bindur që për ndeshjen do të jemi rikuperuar plotësisht, sepse lojtarët janë mësuar të luajnë me kalendar kaq të ngjeshur.

 
Gjendja e sulmuesit Armando Sadiku?

 

Panuçi:Sadiku është i gatshëm, i kam të gjithë futbollistët të gatshëm. Përpara ndeshjes do të shikoni se cili do të jetë formacioni titullar ndaj Maqedonisë.
Ne kemi ardhur për ta fituar ndeshjen dhe do të shohim se çfarë do të na rezervojë fati. Nuk firmosim për barazimin, jemi këtu për të marrë maksimumin. Kemi respekt për Maqedoninë, që është një skuadër e mirë, por jemi të vetëdijshëm për potencialin tonë.

 

Përqendrim, dëshirë dhe grintë këto janë kërkesat e Panuçit për lojtarët.
 
Panuçi:Me siguri që nëse do të luajmë si në 30 minutat e para ndaj Lihtenshtejnit do të vuajmë, pasi ishim shumë të ngadaltë në fushë. Kemi nevojë të luajmë në maksimumin tonë, me dëshirë, vëmendje dhe grintë nga minuta e parë deri në të 95-ën.
Kemi respekt për Maqedoninë, por do të përpiqemi tu krijojmë probleme, duke i sulmuar dhe duke tentuar që tu prishim lojën. Është e vërtetë që kundërshtarë kanë një mesfushë të re dhe cilësore, por karakteristika e tyre më e mirë është që nuk i lejojnë kundërshtarëve të bëjnë lojën e tyre dhe kjo u pa në Izrael.

 
Impianti i vogël në Strumicë ?
Panuçi:Përsa i takon stadiumit, është një impiant i vogël, por fusha është e mirë. Stadiumet e vegjël fshehin gjithmonë surpriza, por ne do të përqendrohemi vetëm te ajo që do të bëjmë në fushë.
Pandev e njoh, është një lojtar shumë cilësor, por nuk do të ketë një mbulim të veçantë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU