Kritika në Facebook futbollistit, vritet gazetari

0
SHPËRNDAJE

rasimRasim Aliyev, gazetar sportiv nga Azerbajxhani ka gjetur vdekjen ditën e djelë si pasojë e plagëve të marra natën e së shtunës kur u rrah për vdekje nga një grup personash. Reporteri kishte kritikuar në Facebook lojtarin e kombëtares azere dhe të Gabalas Javid Huseynov pasi ky i fundit festoi me flamurin e Turqisë pas një goli të shënuar kundër qipriotëve të Apollon Limassol.

“Huseynov nuk di të sillet, është imoral dhe i paedukatë” – ishte shprehur reporteri i cili punonte për sitin “ann.az”. Të shtunën e kaluar lojtarit i është afruar një person i cili i kishte thënë se ishte kushëriri i Huseynov dhe më pas me ndihmën e disa personave të tjerë e kishin rrahur për vdekje. Ndërkohë futbollisti Javid Huseynov është arrestuar nga policia si një ndër të dyshuarit për vrasjen e gazetarit Aliyev.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.