Kritikon Duka: “Ndeshja duhet luajtur çdo minutë njëlloj”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Armand Duka është prononcuar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Austri – Shqiperi e cila përfundoi me rezultatin 2-1. Kreu i FSHF u duk i mërzitur pas ndeshjes teksa kritikoi disi lojtarët duke thënë se ndeshja luhet në çdo sekond, duke shprehur mërzinë e tij për dy golat e pësuar nga pakujdesia:

Armand Duka
Armand Duka

Kjo ishte një ndeshje me dy fytyra. Pjesa e parë pati shumë gabime, ndërsa e dyta u interpretua jo keq. Ne kemi një skuadër të mirë por mendoj se ende nuk jemi të gatshëm psikologjikisht. Na duhet të punojmë për të besuar më shumë dhe për të patur një mentalitet tjetër, -deklaroi menjehërë pas ndeshjes Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një prononcim për webin zyrtar të FSHF-së. “Minutat e para ishin një panik ekstrem për skuadrën e cila u vu në vështirësi. Në një disaavantazh të tillë kundërshtari e ka më të lehtë të reagojë. Aq më tepër më një skuadër të vështirë si Austria, gjërat bëhen gati të pamundura. Unë mendoj se ndeshja duhet të zhvillohet njësoj në çdo minutë të saj, nga e para deri tek e fundit”, përfundoi fjalët e tij Armand Duka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.