Krizë rrogash tek Elbasani, Kotorri zbardh të vërtetën

0
SHPËRNDAJE


Elbasani luan nesër ndaj Apolonisë, në një ndeshje që nga verdheblutë konsiderohet si jetike për mbijetesën. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni i kësaj skuadre, Elvis Kotorri, shprehet: “Përballja me Apoloninë është një ndeshje decizive për ne dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër veç fitores. Do ta konsideroja dështim çdo rezultat tjetër veç fitores në këtë përballje, ndaj do hyjmë në fushë për të marrë maksimumin. Gjatë gjithë këtyre ditëve jemi stërvitur vetëm në kuadër të kësaj sfide. Lojtarët janë të motivuar, pasi e dinë që nga kjo ndeshje varet i gjithë sezoni dhe nuk na le- johet asnjë gabim. Në lidhje me mbijetesën as nuk e çojmë nëpër mend që të rrëzohemi”, shprehet Elvis Kotorri.
PAGAT

Më tej, në bisedën e tij për gazetën, kapiteni i skuadrës shprehet se para ndeshjes me Apoloninë
shpreson që të zgjidhet ngërçi financiar dhe lojtarët të marrin pagat e pamarra. Gjatë këtij viti,
elbasanasit kanë pasur probleme të tilla për shkak të ngërçit me aksionet, por me sa duket edhe ky prob- lem po merr fund një herë e mirë, sepse anglezët kanë marrë në dorë “frenat” e klubit. “Në lidhje me pagat që kemi për të marrë, na kanë thënë që ky ngërç do të zgjidhet para ndeshjes me Apoloninë. Tani të presim, të gjithë shpresojmë që të zgjidhet sa më parë”, u shpreh kapiteni. Duhet thënë se gjatë këtij sezoni, për shkak të ngërçit me aksionet, ku për një kohë të gjatë mbeten pezull, skuadra ka pasur probleme me likuiditetin e lojtarëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU