Kroaci/ Balaj titullar, mungon Roshi për Rijekën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ka përfundur me një barazim zhgënjyes pa gola ndeshja hapëse e kampionatit kroat e zhvilluar të premten mes Inter Zapresić dhe Rijekës ku siç dihet luajnë dy legjionarët Bekim Balaj dhe Odise Roshi i sapoardhur nga FSV Frankfurt e Bundesligës 2 gjermane.

Tre shtylla, dy gola të anulluar, një penallti e humbur dhe tre raste flagrante të shpërdoruara ishin përmbledhja dëshpëruese e asaj që dhuroi Rijeka dje duke humbur dy pikë shumë të rëndësishme.

Shkodrani Balaj e nisi lojën si titullar por u zëvëndësua në ’58 ndërsa Roshi nuk luajti pasi ka probleme me një dëmtim i cili dyshohet ti ketë ndodhur që në Gjermani para se të kalonte te Rijeka. Inter Zapresić doli mëse e kënaqur nga sfida e së premtes. Në këtë ekip ka luajtur para disa vitesh edhe shqiptari tjetër Arbër Abilaliaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.