Kroaci/ Çekiçi në fushë me Dinamo Zagreb

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Endri Çekiçi i Dinamo Zagreb e ka nisur me barazim 1-1 ndaj Hajduk Split mbrojtjen e titullit kampion të edicionit të kaluar. Ishte një ndeshje e fortë, me një dominim të dukshem të kampionëve vendas por që nuk mundën dot të gjejnë golin e dytë dhe të fitores. Mesfushori Çekiçi u fut në fushë në ’75 dhe madje ju afrua golit duke goditur ngjitur me kuadratin e portës pas një rrëmuje në zonë që erdhi pas një goditje këndi në favor të dinamovitëve.

Çekici vlerësohet si një ndër talentet me të ardhme të madhe si nga Dinamo e Zagrebit, ashtu edhe nga drejtuesit e ekipit tonë Përfaqësues. Në edicionin 2014-15, pogradecari Çekiçi luajti vetëm katër ndeshje si pasojë e një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e tij debutuese por tashmë duket si ai dëmtim ka mbetur si një kujtim i vjetër, me 17 vjeçarin që ka arritur një formë të kënaqshme fizike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.