Kroaci/ Trio shqiptare bie në Zagreb, fitore për Memollën (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kampionati kroat është ndër të parët europianë që ka nisur, me javën e parë që vuri përballë dy skuadrat e Zagrebit, Dinamon dhe Lokomotivën e tre shqiptarëve, Cekici, Prenga e Grezda.

Nga këta vetëm dy të paret luajtën me mbrojtësin Herdi Prenga që mori edhe një karton të verdhë në ’15. Dinamo u gjend në disavantazh të shpejtë po e përmbysi rezultatin në 3-1 duke marrë tre pikët e para.

Në takimin tjetër të ditës, Hysen Memolla shijoi nga stoli fitoren e pastër 0-2 të Hajduk Split ndaj Cibalia. Memolla u transferua në Split vetëm para pak ditëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.