Kroacia, -1 pikë për naziszmin në fushën e lojës

0
SHPËRNDAJE

krocKroacisë i është hequr një pikë në renditjen e eliminatoreve të Euro 2016, pas shfaqjes së një simboli nazist (svastika) në fushë, në ndeshjen me Italinë. Fatmirësisht është shmangur ndonjë dënim kapital, teksa Kombëtarja ballkanike mbetet në krye të grupit H, por tashmë ka vetëm një pikë avantazh ndaj ndjekësve italianë. Për më tepër, në dënim përfshihet edhe dy ndeshje pa fitozë, si dhe një gjobë prej eurosh.
Ka reaguar menjëherë Federata kroate, sipas të cilës “bëhet fjalë për një dënim shumë të ashpër. Ndoshta më i rëndi në të gjithë historinë tonë”. Nuk dihet nëse ky dënim do të apelohet nga kroatët. Gjithsesi, për ta bërë një gjë të tillë kanë vetëm 3 ditë kohë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.