Kroatët në kor: Shqiptarët ishin shumë poshtë nesh

0
SHPËRNDAJE

antolicLojtarët e Dinamos së Zagrebit kanë festuar gjatë kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League, pasi kanë eliminuar Skënderbeun. E madje nuk e fshehin edhe me fjalë faktin që ishin më lart se korçarët. “Një fitore e merituar, po ashtu si kalimi në Ligën e Kampionëve. Ne kemi treguar se jemi shumë më mirë se shqiptarët që në ndeshjen e parë. Ndërsa në këtë të kthimit thjesht e konfirmuam. Ishte pak e frikshme kur qëndruam me 10 lojtarë. Por në të vërtetë, pas kartonit të kuq ne kemi luajtur edhe më mirë dhe më të përqendruar. Tani do të doja Real Madridin që të luaj kundër Modric e Kovacic”, tha Domagoj Antoliç, i hyrë në lojë pas daljes me karton të kuq të Goncalos.

Zagreb, 11.12.2014 - Utakmica 6. kola Europske nogometne lige između Dinama i Celtica. Na slici Marko Pjaca slavi postignuti zgoditak. foto HINA/ Damir SENČAR /ds

Marko Pjaca ishte njëri prej atyre që udhëhoqi Dinamon megjithëse nuk shënoi: “Unë jam i kënaqur që fituam. Kemi luajtur një lojë shumë të mirë në një stadium të mbushur. Unë nuk mendoj se dikush tjetër e meritonte Ligën e Kampionëve më shumë se ne. Urime të gjithë shokëve”, ka deklaruar talenti kroat. Edhe Marko Rogg në qiellin e shtatë: “Ne e meritojmë Ligën e Kampionëve, pasi ishim shumë më mirë se shqiptarët. Por, falënderoj tifozët të cilët erdhën në numër të madh, duke bëri një atmosferë të bukur. Ëndrra e çdo lojtari është për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ne e bëmë realitet”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.