Kroos, i “joshur” për t’u larguar këtë verë nga Reali?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

toniKa qenë një nga më konstantët në formacionin e Realit, por Toni Kroos mund të largohet nga Madridi. E raportojnë mediat spanjolle, sipas të cilave gjermani është gati të largohet nga skuadra e Benitez, pas vetëm një sezoni të luajtur në La Liga. Chelsea, Arsenal dhe Manchester United janë të interesuarat kryesore për mesfushor, por më i mundshëm për t’u konkretizuar duket avancimi që ka bërë PSG. Francezët po kërkojnë një zëvendësues për Thiago Mottan, i cili është në largim për te Atletico i Madridit.
Pikërisht, 27-vjeçari gjerman, mund t’i kushtojë parizientëve më shumë se 50 milionë euro, në një kohë që një vit më parë, ai u transferua nga Bayerni i Munich-ut, për 30 milionë. Në radhët e Realit ka luajtur 55 ndeshje, duke arritur të gjejë vetëm dy herë rrugën e rrjetës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.