Kryeministri Rama përgëzon Kombëtaren

0
SHPËRNDAJE

Nuk ka qëndruar pa folur për mediat dhe Kryeministri Edi Rama pas ndeshjes Danimarkë-Shqipëri. Numri një i Qeverisë nuk ngurroi të shprehte kënaqësinë e tij për këtë pikë të marrë, e cila na siguron zyrtarisht edhe vendin e tretë për play-off. Pasi e ndoqi ndeshjen në parkun e Kryeministrisë sëbashku me shumë tifozë, Kryeministri Rama u shpreh për mediat:

“Një pikë historike sepse tani jemi zyrtarisht në play off dhe kemi përpara një mundësi që nuk e kemi pasur kurrë, për të parë kualifikimet edhe drejtpërdrejtë. Gjithçka mund të ndodh për këtë skuadër që është një vlerë e madhe për këtë vend sepse është shembulli më i shkëlqyer se çfarë mund të ndodhë kur të gjithë bëhen bashkë dhe kur shpirti i skuadrës dhe i sakrificës i bashkon të gjithë edhe në momentet më të vështira.”- u shpreh Kryeministri Rama. Pas interesimit të gazetarëve kryeministri Rama dha një mendim për anën teknike të lojës duke vënë theksin tek shpirti i sakrificës që përfaqësuesja jonë tregojë në fushën e lojës.
image
“Pjesa e parë ishte shumë befasuese për mua, sepse patëm një kompaktësi dhe një rezistencë dhe faktikisht dukej sikur luanim me një skuadër krejtësisht të barabartë, ndërkohë që e dimë që Danimarka është një skuadër e madhe. Në pjesën e dytë ata ishin fizikisht më të fortë, por shpirti i sakrificës dhe inati shqiptar bëri mrekullinë”- u shpreh z. Rama. Gjithashtu Kryeministri bëri të ditur se do të jetë prezentë për të mbështetur përfaqësuesen tonë edhe në “Elbasan Arena” në datë 7 shtator në ndeshjen kundër Portugalisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.