Kryendeshja e të Parës, flasin dy kapitenët Mersini dhe Dimo

0
SHPËRNDAJE

luftetari-apoloniaKategoria Parë/ Në prag të ndeshjes mes ekipit të Apolonisë dhe atij të Luftetarit vihet re një atmosferë e mbushur me emocion dhe ankth pasi të dy këto ekipe kundërshtare janë rivale për t’u ngjitur në Superiore. Luftëtari i Gjirokastrës kryeson me 42 pikë e është pretendente për t’u ngjitur në Superiore ku ndiqet nga Apolonia e Fierit me 40 pikë. Lojtarët përkatësisht Ergys Mersini dhe Amarildo Dimo janë prononcuar për “Minuta90.com” duke shfaqur objektivat dhe synimin e fitores së ndeshjes ditën e nesërme.


Ergys Mersini

Ergys Mersini
Ergys Mersini

Ergys Mersini mbrojtësi i Luftëtarit prononcohet për “Minuta90.com” duke shfaqur hapur synimin për fitoren dhe arritjen e objektivit të shumëdëshiruar, por pa nënvlerësuar aspak ekipin kundërshtar.

Ai thotë: “Ndeshja me Apoloninë është jashtzakonisht shumë e rëndësishme për vetë objektivat që ka skuadra dhe unë personalisht. Është një ndeshje që na konfirmon rrugën që kemi për në SuperLigë. Ekipi i Apolonisë është një ekip shumë i mirë pasi kot nuk është në vend të dytë dhe nga ana e ekipit tonë është vlerësuar maksimalisht. Nuk do të jetë thjesht një fitore e radhës, por do të jetë një fitore që do të na hapë rrugët drejt Superligës. Padyshim fitorja do të jetë e jona nesër”.


Amarildo Dimo

Amarildo Dimo
Amarildo Dimo

Amarildo Dimo futbollisti polivalent i Apolonisë së Fierit gjithashtu prononcohet për ndeshjen e ditës së nesërme midis dy rivalëve. Ai nuk lë pa përmendur edhe Luftëtarin me punën e mirë që ka bërë, por as të lërë pas ekipin e tij i cili do të hyjë në fushë për të fituar.

Ai shprehet: “Kjo ndeshje do të jetë ndeshja kryesore e javës pasi është beteja e dy ekipeve për t’u ngjitur në Superligë. Luftëtari ka bërë një punë të mirë deri tani dhe e kemi vlerësuar për aq sa i takon të vlëresohet. Ata kanë bërë një punë të mirë, por dhe ne i kemi rivalizuar dhe jemi në një pikë që mund të këmbejmë vendet tani. Ne do të futemi në fushë për të fituar, por do ia lëmë fushës cfare do të prodhojë pasi ajo i ka të treja rezultatet”.

Ndeshjet e javës 18

12212357_10153355013506770_1212275844_n

12476355_10153355013466770_1284353965_n

12476355_10153355013466770_1284353965_n (1)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.