Kthehet Napoli, Mertens i merr tri pikët në shtëpi Romës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Napoli ka shlyer gabimin e javës së kaluar ndaj Atalantës me një paraqitje më se bindëse në “Olimpico” ndaj Romës vendase duke fituar ndeshjen dhe ngushtuar në vetëm 2 pikë diferencën mes dy skuadrave.

Në një sfidë me shumë ritëm, lojtari që bëri diferencën për napolitanët ishte Dries Mertens, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë loje për t’i dhënë një avantazh të ndjeshëm ekipit të tij që më pas u tërhoq për të mbrojtur këtë rezultat.

Vendasit sulmuan me të gjithë forcat dhe shkurtuan diferencën me anë të Strootman kur mbetej edhe një minutë nga koha e rregullt, por Hysaj dhe lojtarët e tjerë napolitanë rezistuan deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit të ndeshjes Luca Banti për të marrë tri pikët me fitoren 2-1 që bën të harrohet gabimi i javës së kaluar që vendosi në diskutim edhe vazhdimësinë e sezonit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.