Ku mund të luhet ndeshja Itali-Shqipëri?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15042235_1100558660043362_6300864300959848269_o

Kur duhen më shumë se 4 muaj nga ndeshja Itali–Shqipëri, po dalin alternativat për stadiumin ku mund të zhvillohet takimi kualifikues i Kupës së Botës. Mediat italiane dhe më konkretisht “Gazzetta Dello Sport” përmend 3 mundësi.

Njëra prej tyre qendra e Rexhio Emilias. Në këtë krahinë janë përqendruar shumë shqiptarë. Variantet e tjerë janë Udine ose Palermo. Në qytetin e parë është stadiumi “Friuli” me një kapacitet prej 25 mijë vende të ulura.

Stadiumi “Renzo Barbera” në Palermo është një tjetër mundësi. Aty mund të qëndrojnë rreth 36 mijë shikues, por duke qenë në ishullin e Siçilisë është më i vështirë për t’u arritur.

Sfida Itali-Shqipëri do të luhet më 24 mars dhe sipas zyrës së shtypit pranë Federatës Italiane të Futbollit i duhet komunikuar UEFA stadiumi 3 muaj para zhvillimit të takimit.

Kjo do të jetë e përballja e dytë pas miqësores së 2 viteve më parë në Xhenova ku pjesa më e madhe e spekatorëve ishin shqiptarë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.