Kualifikim i “çmendur”, Liverpool përmbys Dortmundin (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageEuropa League/ Liverpool ka arritur të marrë një kualifikm të “çmendur” në Europa League teksa ka mposhtur 4-3 Borussia Dortmund në “Anfield Road” në ndeshjen e kthimit, pasi e para u mbyll me rezultatin 1-1. Ka qenë një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave teksa u shënuan plot 7 gola ku mes drithërimash të kuqtë e Klopp u kualifikuan për gjysëmfinale. Ndeshja filloi furishëm për miqtë nga Gjermania që shënuan shumë shpejtë dy gola. Në minutat 5′ dhe 8, Mkhitaryan dhe Aubameyang i dërguan shifrat në 0-2 duke bërë që kualifikimi të dukej një çështje e mbyllur, por nuk rezultoi kështu. imagePjesa e dytë rifillon sërish me gol teksa Origi në minutën e 48′ rihapi shpresat për Liverpool me golin e tij duke e dërguar rezultatin në 1-2, por Reus në minutën e 57′ i dërgoi shifrat në 1-3 për Dortmund që u relaksua. Liverpool i drejtuar nga Klopp bëri një përmbysje të madhe teksa me golat e Coutinho në minutën e 66′ dhe të Sakho në të 78′ barazuan shifrat në 3-3 duke ndezur shpresat për një kualifikim të mundshëm. Teksa pritej vërshëllima e fundit e turkur Caker, Dejan Lovren shënoi golin e 4-ët për Liverpool duke i dhënë kualifikimin të kuqve në një ndeshje të çmendur.

Ndërkohë Shakhtar nuk e diskutoi aspak fitoren dhe kualifikim ndaj Bragës, teksa e mposhti këtë fundit edhe në ndeshjet e kthimit me rezultatin 4-0. Tashmë ekipi Ukrainas kalon në gjysëmfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-1. Edhe Villareal nuk e diskutoi kualifikimin, teksa në ndeshjen e kthimit ndaj Sparta Prague fitoi me rezultatin bindës 2-4 duke kaluar gjithashtu për në gjysëmfinale.

imageNdërkohë “derbi” spanjoll mes Sevillas dhe Bilbaos ishte e vetmja ndeshje që përfundoi me kohë shtesë, teksa të dyja takimet u mbyllën me shifrat 1-2. Pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltive, andaluzët u treguan më të saktë duke fituar me rezultati 5-4 dhe duke siguruar gjysëmfinalen për të dytin vit rradhazi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.