Kualifikim i qetë për City-n, Atletico i falet “ruletës ruse” (Video)

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Manchester City është kualifikuar qetësisht për në fazën 1/8 në Champions League. Skuadra angleze barazoi në shtëpi me rezultatin 0-0 ndaj Dynamo Kiev, por fitorja në ndeshjen e parë 1-3 në Ukrainë ia mundësonte një ndeshje të qetë në “Etihad Stadium”. City kualifikohet për herë të parë në historinë saj në këtë fazë të Champions League.

imageNdërkohë e kualifikuara tjetër e mbrëmjes është Atletico Madrid. Spanjollët eleminuan nga pika e bardhë e penalltive PSV për të vazhduar me të. Të dyja ndeshjet mes dy skuadrave përfunduan me rezultatin 0-0, teksa në ndeshjen e kthimit në “Vincente Kalderon” pas 120 minutave u detyruan që ndeshja të zgjidhej përmes goditjes së 11 metërshave. Djemtë Simeones u treguan më të saktë duke fituar me rezultatin 8-7 dhe tashmë janë në fazën çerekfinale të turneut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.