Kualifikimi i Skënderbeut në Europë shtyn startin e kampionatit ?

0
SHPËRNDAJE

skenderbeu 3 (1)Ditët e fundit në media po bëhen gjithnjë e më insistente zërat se kualifikimi i mundshëm i Skënderbeut në grupet e Europa League ose Champions League mund të shtyjë fillimin e Superligës Shqiptare e programuar për të filluar më datë 22 gusht. Një gjë e tillë kuptohet që do të ishte në favor të Skënderbeut për të mos pasur impenjime në kampionat ndërkohë që është i angazhuar në Europë. Ne krenohemi me Skënderbeun por diçka e tillë nuk do të ishte normale për kohë-zhvillimin e garës. Nëqoftëse Skënderbeu do të kualifikohet në kompeticionet europiane atëherë duhet të mësohet me këtë lloj intensiteti dhe me faktin se do i duhet të luajë një ndeshje çdo 3 ditë, dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që vërtetë të ndodhë kështu. Futbolli shqiptar duhet të rritet edhe në nivele europiane dhe të tilla situata duhet të shndërrohen në normalitet dhe jo të ndikojnë në shtyrjen e fillimit të kampionateve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.