Kualifikohet Kukeli, në finale gjen përballë Veselin

0
SHPËRNDAJE

Burim Kukeli
Burim Kukeli

Legjionarët/ Është eleminuar Hyka, por një edhe një tjetër shqiptar pas Frederik Veselit do të jetë në finalen e Kupës së Zvicrës. Bëhet fjalë për Burim Kukelin i cili me Zurichin e tij ka mposhtur Sionin në transfertë me rezultatin 0-3 për të siguruar kualifikimin. Një ndeshje e cila ka folur vetëm për kryeqytetasit që tashmë do të diskutojnë finalen me skuadrën e Luganos për të fituar këtë trofe. Lojtari i Kombëtares kuqezi, Kukeli ishte në fushë për 90 minuta duke dhënë një kontribut të çmuar në fitoren që ekipi i tij arriti. Ndërkohë që në finale, Burim Kukeli do të gjejë Frederik Veselin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.