Kujdes: Partizani-Salzburg , policia publikon masat në ‘Elbasan Arena’

0
SHPËRNDAJE
Loading...

partizani

Drejtoria e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes të futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” i Shqipërisë – “Red Bull Salzburg” të Austrisë, që do të zhvillohet   nesër në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”

Sipas policisë:

  1. Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.
  2. Nga ora 18:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i tapetave”
  3. Nga “Kryqëzimi i rrugës së tapetave” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës policie, nga Drejtoria e Policisë Elbasan dhe nga FNSH-ja

Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarrë
  4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 18:30 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura. Drejtoria e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 26 korrik 2016 lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.