Kujt i shërbeu ndeshja Meksikë – Shqipëri?

0
SHPËRNDAJE

122093
Momente nga ndeshja

Shume pak per te mos thene aspak eshte folur per ndeshjen miqesore Meksike – Shqiperi, e zhvilluar ne mars te vitit 2002, vetem dy muaj pas turneut te Manamase ku Kombetarja jone e drejtuar ne ate kohe nga Sulejman Demollari merrte pjese perkrah Finlandes, ish-republikes jugosllave te Maqedonise dhe vendit organizatior, Bahreinit.

Por te kthehemi te miqesorja fantazem e zhvilluar ne San Diego te Shteteve te Bashkuara, ndeshje e azhurnuar papritur dhe e kundershtuar ne ate kohe fort nga trajneri Sulejman Demollari dhe nje pjese e mire e ekipit baze te Kombetares se asaj kohe.

Mirepo organizatoret e atehershem me kokefortesi e sajuan nje ekip te perbere kryesisht me emrat me te dalluar te kampionatit tone ne ate kohe ndersa si trajner i pare shkoi Mirel Josa pas refuzimit te Demollarit i cili vetem pak jave me vone do te shkarkohej per tu zevendesuar nga Giuseppe Dossena.

1-sulejman-demollari
Sulejman Demollari

Dhe pas 14 vitesh ngelin pikepyetjet. Perse kjo ndeshje, qe nuk i sherbente aspak ne aspektin sportiv ekipit tone qe behej gati te niste eliminatoret e Europianit 2004 ku kundershtare do te kishim Zvicren, Rusine, Irlanden dhe Gjeorgjine.

Kush perfitoi dhe cilat ishin ne te vertete arsyet e kesaj ndeshje qe vec te tjerash u be edhe objekt humori per komentatoret meksikane te cilet e kuptuan menjehere se kundershtari i “trikolorit” kishte ardhur vetem sa per nje shetitje ne qytetin bregdetar prane kufirit me Meksiken, ndonese keta te fundit ishin kujdesur qe ta reklamonin fort mire kete perballje me ekipin e panjohur europian.

MEKSIKE – SHQIPERI 4-0

(Jared Borgetti 26, Ramon Morales 30, Adolfo Bautista 52, Adolfo Bautista 90)

Blendi Nallbani, Ardit Beqiri, Redi Jupi, Indrit Fortuzi (Bledar Mançaku 63), Elvin Beqiri, Rezart Dabulla, Arjan Sheta, Ervin Bulku, Julian Ahmataj, Dritan Babamusta (Fjodor Xhafa 65), Vioresin Sinani (Paulin Dhëmbi 46). Trajner: Mirel Josa.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.