Kujt po i’a “prish gjumin” Hristov?

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndodh edhe kështu që një lojtar i huaj i ardhur në futbollin shqiptar të sulmohet vazhdimisht nga shumë media, qoftë edhe pa arsye. Kjo gjë po ndodh me sulmuesin bullgar, Ventsislav Hristov, i cili tashmë është bërë si “delja e zezë” e Skënderbeut. Hristov është vënë nën shënjestër nga të gjithë, dhe tashmë thuajse në çdo media vizive apo të shkruar nuk gjen dot një shkrim për ekipin e Skënderbeut pa kritikuar edhe sulmuesin bullgar. Edhe pse me paraqitjet e tij lojtari deri tashmë nuk ka dhënë maksimumin e tij për fanellën korçare, përsëri kjo gjë nuk duhet të ndikojë aspak tek mediat apo opinionistët që të merren posaçërisht të.

imageEdhe në ndeshjen e Superkupës midis Skënderbeut dhe Laçit, sërisht sulmuesi Hristov ishte në qëndër të kritikave, pavarësisht se loja e tij nuk ishe dhe aq e dobët sa për t’u bërë objekt sulmesh. Vallë kujt po i prish punë Ventsislav Hristov ke transferimin e tij tek Skënderbeu? Kujt i’a ka zënë vëndin sulmuesi bullgar që tashmë nuk po kalon një ditë të qetë në mediat sportive? Përse kritikohet vetëm Hristov tek Skënderbeu, dhe nuk kritikohet edhe Abilaliaj apo edhe ndonjë lojtar tjetër që në ndeshjen ndaj Laçit ishin totalish në hije?

imageKujtojmë që Hristov erdhi nga ekipi i Rijekës, dhe ishte një emër i dëgjuar në futbollin kroat. Të paktën ka një emër dhe një “bagazh” të madh mbi shpinë falë eksperiencave që ka kaluar në futbollin europian. Afrimi i tij tek kampionët e Shqipërisë u duk se ishte një goditje mjaft e mirë, pasi këtë e deklaruan edhe ato media të cilët tashmë po e kritikojnë pa pushim. Sulmuesi ende nuk duket të jetë përshtatur më së miri në futbollin tonë apo me ekipin e Skënderbeut.

Ai u mor për të qënë sulmuesi kryesor i skuadrës, por ardhja e një sulmuesi kualitativ siç është Hamdi Salihi, bëri që sulmuesi bullgar të përfundojë në stol, pasi dihen mjaft mirë vlerat e shkodranit, që është edhe lojtari më i mirë i Skënderbeut dhe këtë se vë askush në dyshim. Lojtarët profesionistë duhen lënë të qetë të bëjnë punën e tyre, dhe jo të vazhdojnë të sulmohen vazhdimisht për arsye se mund t’i kenë prishur punë dikujt tjetër me ardhjen e tij në Korçë. Kjo gjë është e turpshme, dhe tepër e ulët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.