Kukeli me të kuq, Sadiku vijon golat, por fiton Luzerni i Hykës e Bashës (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

lilGjithmonë e më rezultativ përpara portës shfaqet Armando Sadiku, ndërkohë që ka ardhur edhe një karton i kuq për Kukelin, në humbjen 2-5 të Zyrihut ndaj Luzernit në kampionatin zviceran. Sulmuesi kuqezi është bërë autor i golit të tretë në 6 javë me Zyrihun, në ndeshjen ku kanë qenë të gatshëm për të luajtur plot 6 shqiptarë, ndonëse vetëm 5 kanë zbritur në fushë. Fillimisht si titullar kanë qenë vetëm Xhimshiti e Kukeli në radhët e Zyrhihut. Ndërkohë që në të 66′ është futur në lojë edhe Jahmir Hyka për Luzernin, teksa ka dhënë asistin e një prej golave, pikërisht për atë të realizuar në të 89′ nga kosovaro-zvicerani Kryeziu.

Burim Kukeli lë Zyrihun me 10 vetë pas kartonit të kuq në të 72′, mirëpo futja në të 81′ e Armando Sadikut u duk se do të sillte pozitivitet për skuadrën pritëse. Pas vetëm 3 minutash ai ka tundur rrjetën, për të fiksuar barazimin e përkohshëm 2-2. Por nga e 86-a deri në të 94-n, Luzeni ka shënuar tre herë. Për t’u regjistruar edhe debutimi në të 87′ i Migjen Bashës, ndërsa në gatishmëri për të hyrë ka qenë edhe një shqiptar tjetër si mbrojtësi Fidan Aliti.

Në ndeshjen tjetër të javës së javës së gjashtë, Bazeli ka fituar pa vështirësi 3-1 në fushën e Luganos së Zeman, megjithëse nuk ka pasur Gashin në fushë, por Albian Ajetin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka hyrë vetëm në të 80′, kur ishte zgjidhur gjithçka. Përgjatë të gjithë ndeshjes është aktivizuar T.Xhaka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.