Kukeli: Na duhej fitorja, do përpiqemi deri në fund

0
SHPËRNDAJE

burim-kukeliPas ndeshjes me Izraelin, mesfushori i Shqipërisë, Burim Kukeli, në prononcimin për TVSH, dhënë gazetarit Eno Skarço, u shpreh se duhej kjo fitore, por nuk erdhi dhe theksoi se do të përpiqen deri në fund.

“Pas kartonit të parë të kuq u ktheva qendërmbrojtës, por pas daljes së Berishës gjithçka u bë më e vështirë. Sonte ishte një ndeshje ku na duhej fitorja, por nuk shkoi siç dëshironim.

E dimë që kemi një grup shumë të vështirë, megjithatë ne do të luftojmë deri në fund, siç bëmë edhe sot me nëntë lojtarë. Ende nuk ka mbaruar asgjë, do të përpiqemi të shfrytëzojmë çdo shans që do kemi deri në fund”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Shqipërisë, Burim Kukeli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.