Kukës/ Gega merr timonin e kampionëve

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit. Lajmi i paralajmëruar më datë 21 korrik edhe nga “vip sport”, tashmë u konfirmua zyrtarisht.

Tekniku ka pasur një takim me presidentin Safet Gjici, ku kanë konkretizuar marrëveshjen mes tyre. Ditën e martë, ose të mërkurë do bëhet edhe prezantimi para medias. Një nga kushtet e vendosura prej Gegës, ishte autonomia e tij në krye të pankinës, e cila iu garantua nga presidenti i klubit verior. Pas përfundimit të kontratës së Ernest Gjokës, ish-trajneri i kombëtares U-21 ishte i preferuari i kampionëve të Shqipërisë. Pas bisedimeve që kanë zgjatur disa ditë, u konkretizua edhe akordi mes palëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.