Kukës kundërsulmi në Austri

0
SHPËRNDAJE

Kukësi sot pritet të hedh një hap të rëndësishëm në ndeshjen e parë të turit të dytë në Europa League ndaj Austrisë së Vjenës. Të besuarit e Hasan Likës, pritet të japing më të mirën e tyre. Por duke parë forcën e kundërshtarit, kuksianët pritet të rreshtohen me një formacion kundërsulmi në këtë takim.

Kukësi gjatë seancës stërvitore
Kukësi gjatë seancës stërvitore

Në portë do të jetë Koliqi, ndërkohë që në mbrojtje Hallaci, Shameti, Malota dhe Mici. Në mesfushë dyshes përpara mbrojtjes të përbërë nga Karioka dhe Musolli do ti shtohet edhe treshja e Skënderbeut, Fukui djathtas, Lilaj në qendër dhe Latifi majtas. Ndërkohë që fakti që është preferuar braziliani Rangel në vend të Eminit, tregon qartë stradegjinë e kuksianëve për tu mbrojtur me kujdes me qëllim që të mos pësojnë gol dhe arma goditëse do të jetë kundërsulmi.13658990_10208885279883518_8671608531922469794_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.