Kukësi 3 trofe në harkun e një viti. Reagon klubi në Facebook

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kukësi/ Pas eleminimit të dëshpëruar nga Champions League, ku edhe se arritën të fitojnë, por rezultati i ndeshjes së parë i penalizoi. Ekipi i Kukësit nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të Facebookut ka falenderuar të gjithë tifozët për mbështetjen dhe e ka quajtur këtë sezon të shkëqyer sepse brenda vitit arritëm të fitonim 3 tituj.

Statusi i plotë i Kukësit në Facebook:

Faleminderit për të gjitha emocionet!
Ishte një eksperiencë e bukur, shumë. Në harkun kohor të një viti fituam të 3 trofetë. E filluam me Kupën, Supërkupën dhe e mbyllëm me fitimin e kampionatit. Më mirë s’ka ku të shkojë.
Champions League ishte një tjetër eksperiencë e paharrueshme, kujtime të forta dhe lot. Megjithatë, jemi krenarë, bëmë maksimumin, luajtëm me shpirt, por ndonjëherë nuk mjafton, fati s’ishte me ne. Të gjithë ne duhet të shohim përpara dhe të presim sukseset e tjera. Ekip dhe tifozë jemi një!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.