Kukësi “bën fushatë” me biletat

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Klubi i Kukësit deklaroi dje se çmimi i biletave për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu do të jenë 10 mijë dhe 20 mijë lekë të vjetra.

Duke pasur parasysh kapacitetin e stadiumit “Zeqir Ymeri”, shuma që do të arkëtohej nga shitja e biletave do të shkonte përafërsisht në 50 milionë lekë.

Për tifozerinë mike janë vënë në dispozicion 300 bileta, ndërkohë që klubi kuksian ka deklaruar se shumë biznesmenë kanë shprehur dashamirësinë për të blerë një numër të konsideruar biletash për grupet e tifozëve në mbështetje të Kukësit.

Gjasat janë që shumica e biletave, për të mos thënë të gjitha, do të shpërndahen falas nga këta biznesmenë, që nuk përjashtohet mundësia që të jenë njerëz pranë partive politike dhe ta përdorin këtë ndeshje për qëllimet e tyre.

Ka ndodhur edhe më parë diçka e tillë, në qytete e klube të ndryshme e me gjasa i njëjti skenar do përsëritet edhe këtë herë.

Në fakt nuk duhej të ndodhte, pasi ata tifozë që e kanë ndjekur dhe mbështetur në çdo ndeshje Kukësin, nuk e meritojnë të paguajnë një biletë me një çmim të tillë, apo t’u falet bileta nga dikush që ka mundësinë dhe që vjen njëherë në vit në stadium.

Ata nuk kanë pse t’ia dinë për nder askujt se u dha një “biletë elektorale” për ndeshjen e vitit…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU