Kukësi “blindon” portën, vjen Koliqi

0
SHPËRNDAJE

Enea Koliqi
Enea Koliqi
Superiorja/ Ekipi i Kukësit ka bërë një tjetër goditje në merkato. Drejtuesit e klubit verilindor kanë afruar portierin Enea Koliqi, duke blinduar kështu edhe repartin që kishte mbetur me probleme pas largimit të portierëve Halili dhe Stajilla. Ish-portieri i Flamurtarit, por edhe i Kombëtares U21 tashmë do të jetë ai që do të mbrojë katërkëndëshin e Kukësit në sezonin e ri. 29-vjeçari ka qënë vetëm njëherë pjesë e kampionatit shqiptar kur ishe pjesë e Flamurtarit, ndërsa pjesë tjetër të karrierës e ka zhvilluar në futbollin grek. Me këtë lëvizje në merkato, Kukësi siguron edhe portën dhe tani duket gati për synimet që ka në këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.