Kukësi dhe Flamurtari në duel për mbrojtësin e Partizanit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Merkato në Superiore tashmë ka filluar, teksa edhe skuadrat nuk po rrinë duarkryq. Ekipet më aktivë te momentit duket se janë Kukësi dhe Flamurtari që kanë nisur menjëherë nga puna për të kompletuar ekipin për sezonin e ri.

Këto dy skuadra pritet të kenë edhe një duel të fortë në merkato për të siguruar shërbimet e një lojtari me emër në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për Gëzim Krasniqin, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Partizanit.

Gëzim Krasniqi
Gëzim Krasniqi

Mbrojtësi 27 vjeçar zhvilloi një sezon tepër të mirë me fanellën e kuq dhe kjo gjë ka tërhequr vëmëndjen e klubeve që tashmë e kërkojnë.

Kukësi e do kavajasin ndoshta për të zëvëndësuar një nga dy qëndrat si Malota e Shameti që mund të largohen, ndërsa Flamurtari aktualisht është një ekip në ndërtim e sipër dhe dëshiron që të fillojë të forcohet në prapvijë.

Ndërkohë bashkëpunimi mes Krasniqit dhe Partizanit duket i përfunduar dhe mbrojtësi do t’a vazhdojë diku tjetër karrierën e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.