Kukësi, e ardhmja plot pikëpyetje

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Kukësi është ndalur te ajo shtyllë e pafat në shtesën me Sherifin.

E tashmja përfundon aty, e ardhmja është e tëra një rebus, një Kukës i tërë është për t’u sistemuar dhe mbetet për t’u parë se cfarë Kukësi do të jetë. Me lojtarët dhe stafin teknik që kanë marrë pushimet, drejtuesit dhe presidenti janë duke reflektuar për vendimet e sezonit të ri, më saktë pas edicionit më të suksesshëm në historinë e klubit, që fitoi për të parën herë titullin kampion, është duke u vlerësuar kontributi i gjithsecilit duke nisur nga trajneri e cdokush prej lojtarëve. Marrëveshja me Ernest Gjokën ka përfunduar dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi për stolin, ndërkohë që nuk kanë munguar të shfaqen edhe emrat e kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës.

Dyshime po kaq të mëdha edhe për skuadrën, ku janë plot 7 titullarët që janë pa kontratë, cka ka bërë që sic ndodh kudo në merkato rivalët kanë vënë në shënjestër një pjesë të mirë të futbollistëve që u shpallën kampion. Rasti më i bujshëm dhe domethenës, ai i Enea Kolicit. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, pogradecari është pranë marrëveshjes me Skënderbeun, duke rrezikuar të kthehet në Bonuccin shqiptar të kësaj vere apo në një mollë sherri mes korcarëve e verilindorëve.

Sinjalet nuk janë aspak premtuese për një kontratë të re edhe për Pero Pejic, nuk ishin që para asaj penalltie dramatike me situatën e kroatit që mbetet e paqartë, ndërsa Izair Emini, duket se do të rikthehet te Shkëndija e Tetovës për t’u ribashkuar me ish trajnerin e tij, Qatip Osmani. Pa kontrata janë dhe Ylli Shameti e Besar Musolli, të dy në fakt kanë pranuar publikisht për Supersport se bisedën e parë për të ardhmen do ta kenë me Gjicin, Kukësi i të ardhmes për momentin po skicohet në tavolinën e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.