Kukësi e kthen në “shëtitje” Vlorën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari – Kukësi 0-1

Shënus: Dvornekovic 57′

Flamurtari: Halilaj, Krasniqi, Pashaj, Lakoste, Idrizaj, Lushtaku, Nikolini, Telushi, Hoxha, Da Silva, Alvesh. Trajner: Zekerija Ramadani

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Memini, Malota, Mici, Birungueta, Karioka, Ferraj, Nika, Emini, Dvornekoviç. Trajner: Hasan Lika

Arbitra: Kridens Meta, Dojanto Myftari, Nertil Bregasi, Devis Koreshi ; Pas porte: Laver Alla, Sokol Çekaj

image-67
Superiorja/
Kukësi fundos Flamurtarin. Kjo fjali vlen të thuhet për ndeshjen e sotme, teksa vlonjatët tashmë rrezikojnë vërtet më shumë se kurrë rënien një kategori më poshtë. Ka qenë Matias Dvornekovic ai që me golin tij vulosi shifrat në 0-1 në favor të Kukësit, që tashmë ndeshjet ndaj Flamurtarit i ka kthyer në një shëtitje pasi i ka mposhtur thuajse në të gjitha takimet që janë përballur. Tashmë skuadra verilindore rikthehet e vetme në vendin e tretë, ndërkohë Flamurtari mbetet në vendin e 8-të me 28 pikë, vetëm një hap larg rënies nga kategoria.

Ndeshja nis menjëherë me një rast të pastë për gol, teksa qysh në sekondën e 50″ teksa Danilo Alvesh në zonën e 5 metrave, por që nuk godet saktë duke humbur një rast të artë për të kaluar në avantazh. Vlonjatët janë më të qartë në lojën e tyre duke qenë edhe më të rrezikshëm, por ndërkohë Kukësi duket një ekip pa shkëlqimin e javëve të fundit teksa problemet e ditëve të fundit janë të qarta duke ndikuar tek forma e lojtarëve.

Flamurtari është më i qartë në lojën e tij duke u afruar sërish me golin, por tentativat e kuqezinjve janë të pasakta në drejtim të portës së mbrojtur nga Koliçi. Ndërkohë kuksianët e kanë të vështirë të shohin drejt portës së vendasve për ndonjë rast të rrezikshëm, teksa pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura.

Fraksioni i dytë i lojës do të nisë ndryshe nga ai i pari, teksa tashmë janë miqtë ata që futen ndryshe në lojë. Pas disa aksioneve të rrjedhshme, do të vinte edhe goli i miqve që do të shtangë vendasit vlonjatë. Është Matias Dvornekovic i cili në minutën e 57′ do të shënonte një gol mjaft të bukur për të kaluar të tijtë në avantazh.

Kroati merr një top nga Malota brënda zonës dhe ato kontrollon topin teksa e godet menjëherë duke lënë të palëvizur mbrojtjen vlonjate dhe portierin Halilaj. 0-1 dhe tashmë është një tjetër “muzikë” në fushën e lojës. Kuksianët mbrohen mirë dhe mundohen të godasin me anë të kundërsulmit, teksa i afrohen sërish golit në minutën e 65′ por portieri Halilaj këtë rradhë bën një mrekulli duke i mohuar golinne 8-të në kampionat Eminit. Kuksianët janë më të qartë në lojë, teksa vlonjatët janë të paqartë në sulm.

Edhe në ato pak raste të krijuara, Flamurtari ka qenë i pafat duke mos arritur të gjejë rrugën e golit të barazimit. Në minutën e 88′ ka patur edhe tension në fushë mes lojtarëve të të dy ekipeve, teksa çdo gjë është zgjidhur pa probleme nga arbitrat. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte teksa Kukësi merr një fitore tepër të rëndësishme duke qenë i vetëm në vendin e tretë tashmë me 55 pikë, ndërkohë Flamurtari pëson një humbje që e dërgoj gjithnjë e më pranë rënies nga kategoria.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.