Kukësi e nis me fitore, fiton pastër ndaj Bylis

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/

Kukësi-Bylis 2-0

Shënues: Lima 44′ Flores 90′

Kukësi: Koçi, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Flores, Hasani, Musolli, Carioca, Lima, Moreira. Trajner: M.Troisi

Bylis: Mushica, Gjonbrati, Shoshi, Haliti, Asani, Gava, Tairi, Hyshmeri, Papa, Peposhi, Hoxha. Trajner: A.Canaj

Kukësi e ka nisur me fitore këtë sezon të ri të Superligës. Ekipi i drejtuar nga Troisi ka fituar ndeshje e parë përballë ekipit të Bylis me rezultatin 2-0. Kanë mjaftuar dy gola në fund çdo pjese për t’i dhënë fitoren Kukësit. Goli i Limës në pjesën e parë, dhe i Flores në të dytën ka bërë që verilindorët kanë marrë tre pikët e para, duke e filluar kështu në mënyrën më të mirë aventurën për këtë sezon. Ka qënë një paraqitje e mirë e kuksianëve teksa e kanë dominuar takimin, teksa Bylis mendoi më shumë për mbrojtjen dhe të kundërsulmojë.

Kukësi e nis më mirë takimin teksa hidhet në sulm qysh në minutat e para të saj. Sulmi i përbëre nga brazilianët Moreira dhe Lima do të ishin një rrezik konstant në portën e Mushicës, ndërsa Bylisi mbrohet dhe tenton me anë të kundërsulmit. Supermacia e kuksianëve duket qartë që luajnë dukshëm më mirë se kundërshtarët, por që nuk arrijnë dot që të gjejnë rrugën e rrjetës pavarësisht rasteve të shumta për shënim.

Me minutat që kalojnë skuadra e drejtuar nga Troisi e shton presionin, dhe shpesheherë i afrohen golit, por janë të pasaktë në tentativat e tyre. Kur dukej se pjesa e parë do të përfundonte me rrjeta të paprekura, kuksianët kalojnë në avantazh. Është braziliani Lima që shënon në minutën e 44′ golin e tij të parë në Superligë, duke e dërguar kështu Kukësin në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli. Bylis u mundua të kudërpërgjigjej me anë të kundërsulmeve, por e kishte të pamundur të krijonte raste për shënim.

Edhe pjesa e dytë nis me Kukësin më superior, megjithëse Bylis nuk dorëzohet. Goli i shënuar në fundin e pjesës së parë i ka dhënë më shumë qartësi të besuarve të Troisit, që luajnë më të qetë. Bylis është i njëjtji si në pjesën e parë, teksa mendon për mbrojtjen dhe kërkon të befasojë me anë të kundërsulmeve. Pavarësisht rasteve të të dyja skuadrave, rezultati nuk do të ndryshonte deri minutën e 90′ kur Flores do të shënonte edhe golin e dytë për ekipin kuksian. Dyshja braziliane Lima-Flores i japin fitoren në ndeshjen e parë Kukësit që këtë sezon kërkon me patjetër titullin kampion, ndërsa Bylis duhet të mendojë për ndeshjen e rradhës në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.