Kukësi fillon javën anti-Mlladost. Kërkon mbështetjen e tifozëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Pasi u kualifikua për në turin e dytë, ekipi i Kukësit tashmë mendon për ndeshjen e rradhës ndaj ekipitë Mlladost. Verilindorët janë kthyer sot nga Turqia ku bënë tranzitin, dhe ekipi është lënë pushim nga trajneri Troisi, pasi lojtarët nuk mund të përballonin dot stërvitje pas udhëtimit me avion.
image
Ditën e hënë pritet që ekipi të zhvillojë dy seanca stërvitore për të qënë në gjëndje sa më të mirë për ndeshjen e së enjtes. Ekipi është në një formë të mirë pasi u stërvit edhe në Bjellorusi, dhe gjithashtu do të vlerësojë maksimalisht këtë ndeshje të rradhës. Nga titullarët kryesorë nuk ka asnjë dëmtim apo penalizim.
image
Jemi duke e studiuar kundështarin dhe kemi vlerësim maksimal për të. I vetmi favor në këtë sfidë është se kjo ndeshje do të jetë afër, dhe nuk do të ketë më sorollatje nëpër aeroporte dhe ambasada. Gjithashtu ne kemi nxjerë edhe çmimet e biletave në treg, ku tribuna kryesore A dhe B do të kushtojnë 2000 lekë të rinj, ndërsa tribunat D1, D2, D3 do të kushtojnë 500 lekë. Drejtuesit e Kukësit shprehen se presin vërshim tifozësh për këtë ndeshje. Këto informacione u dhanë nga Shefi i Klubit të F.K Kukësit, Jonuz Hallaçi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.