Kukesi firmos me Nigerianin Gilmore

0
SHPËRNDAJE

Kukesi ka berë sot afrimin e radhes në merkato teksa ka firmosur me mesfushorin Nigerianin
Samuel Gilmore.

Gilmore ka luajtur në Izrael me ekipe si Hapoel Akre dhe Hapoel Petah Tikva, nga dita e sotme ai do të nisë edhe aventurën me kampionet e Shqipërisë.

GILMORE – Në një prononcim për sajtin e klubit, ai shprehet mjaft i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me verilindorët.

Gilmore:Jam shumë i gëzuar që arrita të firmos me Kukësin. Kam kaluar ca ditë këtu dhe nuk është ambient i panjohur për mua. E njoh stafi teknik, i njoh lojtarët dhe kjo është pozitive për fillimin e kësaj aventure. I kam të qarta qëllimet dhe synimet e Kukësit dhe shpresoj të bëj më të mirën për këtë ekip. Dua të arrij gjëra të mëdha me Kukësin dhe të provoj shijen e trofeve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.