Kukësi, fitore bindëse për të ulur me këmbë në tokë Teutën

0
SHPËRNDAJE

Kukësi – Teuta 3-0

Golat: Moreira 7′, Jean 50′, Flores 86

Kartona të kuq: Malota 34’/ Hila 34′

Kukësi ka rikthyer me këmbë në tokë Teutën teksa e ka mposhtur me rezultatin e thell 3-0 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Zeqir Ymer”. Skuadra e drejtuar Magani ka qënë e pafuqishme përballë “armatës” verilindore, duke pësuar kështu humbjen e parë në këtë sezon pas dy fitoresh. Golat për Kukësin kanë ardhur nga këmbët e tre brazilianëve, të cilët janë shtuar shum kohët e fundit tek ekipi që drejtohet nga Safet Gjici. Ndeshja është dominuar thuajse krejtësisht nga vëndasi, te cilët kërkonin me patjetër fitoren perballë durrsakëve pas asaj humbje me Skënderbeun. Ndërkohë për t’u shënuar janë edhe dy kartonët e kuq që morën mbrojtësi Malota për Kukësin dhe Ardit Hila për Teutën pas një përplasje mes tyre.
image
Pjesa e parë/ Ashtu siç pritej ekipi i Kukësit e nis menjëherë në sulm përballë Teutës. Ekipi i drejtuar nga Troisi kërkon të gjejë menjëherë rrugën e rrjetës dhe e arrin shumë shpejtë këtë gjë. Në minutën e 7′ braziliani i Kukësit, Moreira do të kalonte në avantazh ekipin e tij. Lojtari nuk fal pas topit të marrë duke e dërguar atë në rrjetë. Një fillim mjaft i mirë i lojës nga kuksianët të ciliët e nisin në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën. U duk se goli do t’i jepte një dorë më shumë ekipit të Kukësit dhe do të demoralizonte durrsakët, por kjo gjë nuk ndodhi. Teuta nuk lëshon në lojën e saj, pavarësisht golit të pësuar mjaft shpejt. Loja zhvillohet e fortë në mesfushë, por ka edhe raste për shënim nga të dyja ekipet. Portierët respektivë kanë qënë të vëmëndshëm sa herë që u është thërritur emri në apel.

Teuta është përpjekur me anë të sulmuesit Magani, por tentativat tij janë ndalurnnga mbrojtja dhe portieti Koci. Edhe Kukësi ka rastet e saj sërisht me Moreirën dhe Limën, por që nuk shfytëzohen siç duhet nga ana e brazilianëve. Bukurinë e ndeshjes e prishin dyshja e lojtarëve Malota-Hila në minutën e 34′. Pas një dyluftimi në ajër, Malota godet me shkelm Hilën, dhe ky i fundit i kthehet i acaruar. Palët përplasen mes tyre dhe është ndashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë në fushën e lojës për të qetësuar situatën. Në fund të kësaj zënke arbitri i ndeshjes i ndëshkon të dy lojtarët me kartona të kuq. Në pjesën e parë ky do të ishte rasti i fundit për t’u shënuar, teksa të dy trajnerët si Troisi dhe Magani duhet t’i bëjnë më mirë llogaritë në pjesën e dytë.

Pjesa e dytë
Edhe në pjesën e dytë është Kukësi që e nis vrullshëm lojën ashtu si në të parën. Kuksianët bëjnë shum presing, dhe arrijnë të shënojnë sërisht mjaft shpejt në minutën e 50′ të ndeshjes, sërisht me anë të një braziliani. Këtë rradhë është Karioka ai që shënon golin e dytë duke mbyllur praktikisht takimin, pavarësisht se ka ende një pjesë loje për t’u luajtur. Diferenca në fushën e lojës është e qartë, teksa Teuta nuk ka më forca për t’i bërë ballë forcës sulmuese të Kukësit. Të dyja ekipet luajnë me 10 lojtarë deri në fund, pasi Malota dhe Hila në pjesën e parë dolën me kartona të kuq. Me shënimin e golit të dytë ekipi verilindor merr edhe kontrollin e lojës.
Trajneri Magani u mundua të motivonte lojtarët e tij, por e kishte të vështirë përballë një kundërshtari dukshëm më lartë se durrsakët. Kukësi do të vazhdonte të dominonte deri në fundin e takimit, duke mos i lënë asnjë mundësi “Djemve të detit” për të shënuar të paktën një gol. Teksa takimi po i drejtohej fundit dhe të gjithë mendonin rezultatin 2-0, sulmuesi Erik Flores ka shënuar edhe golin e tretë për t’a mbyllur në mënyrë më të mirë këtë takim të dominuar prej tyre. Sulmuesi brazilian shënoi në minutën 86′ një gol për të shtuar diferencën e golave, dhe për të vulosur fitoren e dytë të Kukësit pas humbjes ndaj Skënderbeut një javë më parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.