Kukësi – Flamurtari 2-0/ Kukësi në finale, e treta e vërteta

0
SHPËRNDAJE

Kukësi – Flamurtari 2-0

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Lladrovci, Malota, Mone, Karioka, Musolli, Flores, Nika, Dvornegovic, Emini. Trajner: Klodian Duro

Flamurtari: Halilaj, Krasniqi, Lacoste, Pashaj, Çerkini, Idrizaj, Telushi, Nicolini, Hoxha, Lushtaku, Alvesh. Trajner: Zekerija Ramadani


 

Nuk ka surpriza as në ndeshjet e kthimit, finalja e Kupës së Shqipërisë do të diskutohet sërish si në edicionin e kaluar mes Kukësit dhe Laçit. Pas fitoreve në ndeshjet e para, respektivisht ndaj Flamurtarit dhe Skënderbeut. Pas fitores 0-2 në Vlorë, skuadra e Kukësit përsërit të njëjtin rezultat 2-0 edhe në ndeshjen e kthimit. Skuadra e Duros ishte më e qartë dhe e qetë në këtë sfidë, teksa rezultati i sfidës së parë i’a lejonte këtë gjë. Dy gola në pjesën e dytë me autor Eminin në minutën e 69′ dhe Flores në të 82′-ën, mjaftuan që Kukësi të arrijë finalen e tretë në 4 vitet e fundit.

Ndërkohë skuadra e Flamurtarit ishte e dorëzuar në këtë përballje, duke mos treguar asgjë madje duke mos tentuar për të përmbysur rezultatin pasi ishte e pafuqishme. Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, teksa në të dytën verilindorët shpërthejnë. Është Emini që në minutën e 69′ kthen në gol një 11 metërsh duke i dërguar shifrat në 1-0, teksa për të mbyllir takimin ka menduar Erick Flores me golin e tij në minutën e 82′. Tashmë Kukësi është në finale, teksa do të ketë mundësinë të hakmerret ndaj Laçit për humbjen në finalen e kaluar.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.