Kukësi / Fshf-ja hedh në gjyq Bashkinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Vlera e rikonstruksionit të stadiumit të Kukësit ka futur në një konflikt civil qeverinë e futbollit shqiptar dhe bashkinë e qytetit verior.

Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur një proces civil në Gjykatën e Tiranës, me Bashkinë e Kukësit, ku i kërkon kësaj të fundit një shumë prej 12.7 milionë lekë si detyrim të pashlyer.

Padia, që ka si objekt kthim shume, përveç vlerës së lartpërmendur kërkon edhe përllogaritjen e dëmshpërblimit për vonesën e shkaktuar për gati dy vite nga mospagimi në kohë i kësaj shume.

Sipas kërkesëpadisë, shuma prej 12.7 milionë lekësh i ka lindur si detyrim Bashkisë së Kukësit, si gjysma e vlerës së rikonstruksionit të stadiumit të qytetit.

Sipas Federatës së Futbollit, gjysmën e vlerës së punimeve, që përllogaritet në 12.7 milionë lekë, duhej t’i përballonte Bashkia. Por kjo e fundit, sipas Federatës së Futbollit, nuk e ka shlyer këtë detyrim dhe për rrjedhojë çështja ka kaluar te dyert e gjykatës për zgjidhje.

Mesa duket, FSHF është e vendosur në marrjen e kësaj shume, pasi i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që të bllokojë edhe numrat e llogarisë së Bashkisë së Kukësit, kërkesë për të cilën ende nuk ka një vendim të gjykatës. Për llogari të këtij procesi, gjykata ka caktuar edhe një ekspert kontabël, i cili do të përllogarisë vlerat e pretenduara nga palët në këtë proces.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.