Kukësi gabon ndaj Vllaznisë, tani kreu i takon Partizanit

0
SHPËRNDAJE

Lajmi i mirë për Kukësin është që mbetet i pamposhtur në kampionat. Lajmi i keq është që duhet ta lërë kreun e renditjes pas 13 javësh në udhëheqje.

Barazimi pa gola ndaj Vllaznisë e zbret skuadrën e trajnerit Ernest Gjoka nga froni, me Partizanin që tani kryeson i vetëm me dy pikë avantazh (58-55).

Në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ndeshja e javës së 28-të të Kategorisë Superiore i pati të gjitha përveç golit. Ishin dhjetëra raste të shpërdoruara në të dyja portat, me miqtë shkodranë të cilët dalin më të kënaqur nga ky barazim.

Falë pikës së sotme ekipi i trajnerit Armando Cungu parakalon Luftëtarin në vendin e katërt, me pikë të barabarta (36′) por me diferencë më të mirë golash. /minuta90.com/

Kukësi-Vllaznia 0-0

Gola: S’ka

Kukësi (4-3-3): Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Carioca (Lushtaku 77’), Lena, Musolli (Rangel 84’), Emini, Cale (Guri 64’), Pejiç (në dispozicion: Koçi, Memini, Greca, Dvornekoviç) Tr: Ernest Gjoka

Vllaznia (4-5-1): Selimaj, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Çinari (Kalaja 90’+4), Gurishta, Bardulla (Dyca 85’), Kruja, Shtubina, Bakaj (Hebaj 90’+5) (në dispozicion: Agoviç, Cicmil, Mulemo, Vecaj) Tr: Armando Cungu

Gjyqtarë: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Rangel 86’, Imami 89’ / Vrapi 19’, Gurishta 68’, Bakaj 88’, Selimaj 90’+6

S'KA KOMENTE

Comments are closed.