Kukësi gati për Legian, sot vetëm fitore!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

kukes_hell_650Kukësi duket gati edhe pse nga radhët e tij i është larguar më i miri, lideri i sulmit Pero Pejiç i cili në daç besoni, në daç jo, renditet i treti në botë për nga numri i golave të shënuar pas Lionel Messit (36), Cristiano Ronaldos (32) dhe baraz me Neymar (27). Të gjithë në kampin kuksian janë treguar të matur dhe të kujdesshëm me deklaratat e tyre, që nga trajneri Troisi, kapiteni Hallaçi e deri te brazilianet e shumtë të cilet po mundohen ti japin vlerësimin e duhur këtij takimi tejet të rëndësishëm.

Nga ana tjetër mediat polake i druhen disi provokimeve të tifozëve shqiptarë të cilët mund të përfshijnë edhe tematikën e Kosovës-shtet. “Janë provokues dhe ne duhet të kemi shumë kujdes,” shprehen disa media kryesore sportive polake duke marrë shkas edhe nga postimet e shumta të shqiptarëve por edhe polakëve në rrjetet sociale. Njëkohësisht dihet se tifozet e Legias janë pro-serbë të deklaruar dhe kanë marrëdhënie binjakëzimi me klubet e Crvena Zvezda dhe Partizan Beograd. Gjithsesi, duke shpresuar që çdo gjë të shkojë mirë në shkallët e stadiumit, i urojmë një fitore ekipit shqiptar.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.