Kukësi gjen një senegalez në vend të Pejiç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Theo Mendi, sulmuesi senegalez që luan në Ligën e Dytë portugeze, pritet të mbërrijë te Kukësi, pasi sipas “Panorama Sport” është gjetur akordi dhe sot do të mbërrijë në Tiranë.

Ai do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që drejtuesit e klubit verilindorë vijojnë të kërkojnë për një qendërsulmues, i cili do të jetë alternativë e Pero Pejiç.

Kroatit i përfundon kontrata pas kupave të Europës dhe në rast se nuk rinovohet, kampionët duan ta kenë sulmuesin gati. Nëse Pejiç vazhdon të qëndrojë, atëherë do duhet të luftojë me sulmuesin tjetër për një vend titullar. Vetë Gjici është shprehur se kërkon një alternativë për kroatin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU