Kukësi/ Gjici: pres që Alijev ta zëvendësoj tamam Pero Pejiçin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kukësi im ishte ai pjesës së parë, Ethemi nëse vazhdon kështu mund të shitet jashtë

“Jam shumë i kënaqur për sa i përket pjesës së parë. Në pjesën e dytë skuadra bëri shumë gabime”, e nisi prononcimin e tij për “Sport Ekpsres” presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Bosi i Kukësit nuk e fshehu gëzimin për fitoren, por njëkohësisht nuk harroi të kritikojë mbrojtjen për ato momente, kur skuadra vuri në diskutim fitoren: “Fitorja na gëzon, pasi të kesh tre mungesa titullarësh nuk është pak. A është ekipi i pjesës së parë ai ekipi kampion që duam? Po, mund ta them këtë, por besoj se do të ishte më mirë, nëse s’do të kishim ato mungesa. Rezultati është i mirë. Nuk e di nëse ishte penalltia e Teutës, nuk mund të flasim, ka vend për analizim. Goli i dytë ishte gabim amatoresk nga ana e mbrojtjes tonë, nuk duhet të gabonin aty. Bënë disa gabime në pasime, por kur fiton nuk ke çfarë thua. Ishte një fitore me meritë dhe me një pjesë të parë shumë të bukur”.

Gjici
Gjici
Safet Gjici duke inagururar “Roza Haxhiun”
Safet Gjici

Alijev dhe Ethemi ishin dy protagonistët e takimit dhe numri 1 i Kukësit nuk i kursen elozhet për të dy. Gjici e pranon se pret që sulmuesi azer të bëjë Pejiçin. Në krahun tjetër, beson shumë te Ethemi, për të cilin shpreh dhe dëshirën që në të ardhmen të mbushë arkat e klubit me një shitje të mundshme: “Më gëzon fakti që Alijev po zhbllokohet. Pres që ai të shënojë çdo ndeshje, siç bënte Pejiç sezonin e shkuar. Por ka nevojë për kohën e vet, të njohë futbollin shqiptar më mirë. Është lojtar i huaj. Etemi mund të jetë zbulimi i sezonit. Kam biseduar me trajnerin dhe ai i ka dhënë besim. Ende nuk mund të përballojë 90 minutat e një ndeshje, por ka talent dhe nëse vazhdon me këtë ritëm në të ardhmen, mund të mbushë arkat e klubit me transferimin e tij jashtë vendit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.