Kukësi humbet, por është i lumtur!

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Kukësit ka bërë një paraqitje të mire përballë ekipit slloven të Radomljes. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për sllovenët. Trajneri Hasan Lika mbeti mjaft i kënaqur nga ekipi, pasi pjesa e pare u mbyll me fitoren e lojtarëve tane me anë të golit të Kariokës. Në pjesën e dytë, stafi teknik aktivizoi të gjithë lojtarët dhe të rinjtë duke bërë që të bjeri tempi i lojës. Goli i barazimit për ekipin e Radomljes erdhi nga një penallti, ndërsa goli i dytë për skuadrën kundërshtare u shënua si rezultat i një gabimi në mbrojtje nga aktivizimi i futbollistëve të rinj.13508909_827537500710678_2632601719735382370_n

Mbaron faza përgatitore, ekipi vjen sot në Tiranë

13510905_827537494044012_3532288449466826144_nFaza përgatitore e skuadrës së Kukësit ka mbaruar. Ekipi do të rikthehet sot në Tiranë pas stërvitjeve shumë impenjative në Maribor të Sllovenisë. Lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit kanë lënë sot hotelin rreth orës 9:00. Ata do të lënë tokën sllovene nga aeroporti në orën 13:40 dhe rreth orës 15:00 do të mbërrijnë në Tiranë.

/Facebook Kukesi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.