Kukësi i pafat, e eliminojnë shtyllat dhe penalltia e humbur e Pejiç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukësin e braktis fati në momentin vendimtar. Kur dukej se kampionët e Shqipërisë po kalonin në turin e tretë të Ligës së Europës duke zgjatur qëndrimin e tyre në arenën ndërkombëtare, fati është treguar i pamëshirshëm me ta.

Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka është eliminuar sot nga Liga e Kampioneve falë rregullit të golit jashtë fushe, ndonëse fitoi me shifrat 2-1 ndaj Sherif Tiraspol. Dy shtylla të goditura dhe një penallti e humbur në 10 minutat e fundit të lojës bënë diferencën gjatë një ndeshje të dominuar për pjesën më të madhe të saj nga ekipi kampion i Shqipërisë.

Pasi mbylli pjesën e parë në avantazhin 2-0, Kukësi nuk arriti të ruante këtë rezultat që i garantonte kualifikimin, duke pësuar një gol të evitueshëm i cili e nxori për shumë minuta skuadrën jashtë shinave të lojës së zakonshme të saj.

Kartoni i kuq i mesfushorit të Sherif De Nooijer i dha përsëri shpresë skuadrës shqiptare që sulmoi me furi në minuat e fundit, por dy herë shtyllat, dhe sidomos penalltia e humbur nga sulmuesi Pero Pejiç (bashkë me dy raste të tjera të shpërdoruara nga kroati), bënë që ekipi i trajnerit Ernest Gjoka të mbyllte para kohe aventurën në debutimin në Ligën e Kampionëve. /minuta90.com/

Kukësi-Sherif 2-1

Golat: Emini 35’, Pejiç 45’+1 / Bayala 56’

Kukësi (4-4-2): Koliçi, Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku, Guri (Carioca 62’), Lena, Musolli (Zeqiri 72’), Cale (Nassar 46’), Emini, Pejiç (në dispozicion: Koçi, Memini, Hoxha, Imami) Tr: Ernest Gjoka

Sherif (3-5-2): Mikuliç, Posmaç, Raçu, Susiç, Badibanga (Bordian 82’), Brezoveç, De Nooijer, Anton, Cristiano, Bayala (Jardan 90’+3), Mugosa (Oliveira 88’) (në dispozicion: Juriç, Joalisson, Oancea, Damasçan) Tr: Roberto Bordin

Gjyqtarë: Irfan Peljto, Davor Beljo, Amer Maçiç, Haris Kaljanaç

Kartonë të verdhë: Rrumbullaku 44’, Nassar 82’, Shameti 83’ / De Nooijer 30’, 77’, Cristiano 36’

Kartonë të kuq: De Nooijer 77’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.