Kukësi, Isli Hidi për portën

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Largimi i Argent Halilit duket se i ka prishur mjaft punë ekipit të Kukësit, që tashmë është vënë në kërkim të një portieri të ri. Pas shumë emrash në qarkullim, në fund ka dalë edhe ai i portierit Isli Hidi. Sipas Sport Ekspres, problemi i portës duhet zgjidhur sa më shpejt, dhe presidenti Gjici duket se ka zgjedhur ish gardianin e Tiranës dhe Dinamo për portën pas dështimit të firmës me Enea Koliqin, por duket se edhe me transferimin e Hidit do të ketë probleme.

imageIsh portieri i Kombëtares shqiptare është ende nën kontratë me ekipin e tij aktual në Qipro, dhe gjërat vështirësohen vërtet shumë që ai të luajë për Kukësin sezonin e ardhshëm, megjithatë ende asgjë nuk duket e mbyllur në këtë tratativë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.