Kukësi/ Ja pse nuk u shit Rrumbullaku

0
SHPËRNDAJE

Kukësi/ Paraqitjet e jashtëzakonshme të Kukësit në Antalia dhe barazimi në miqësoren me Fenerbahçen, evidentuan mbi të gjithë Simon Rrumbullakun. Mbrojtësi i majtë ishte protagonist i paraqitjeve të shkëlqyera, duke tërhequr vëmendjen e Antaliaspor. Drejtuesit e klubit të Superligës turke, ku militojnë dy emra të mëdhenj si Samuel Eto’o dhe Samir Nasri, i ofruan 300 mijë euro Kukësit për kartonin e lojtarit të lindur në Gjirokastër.

Akordi ishte në prag të finalizimit, me kampionët e Shqipërisë në fuqi që do të realizonin shitjen e parë të madhe, ndërsa kontrata për Rrumbullakun do të ishte me kushte mjaft të mira ekonomike. Sipas marrëveshjes mbrojtësi do të përfitonte 300 mijë euro në vitin e parë, me shifrën që do të shkonte deri në 700 mijë euro në sezonin e tretë në Turqi. Megjithatë, në fund gjithçka sfumoi. Kjo për faktin se që të blinte Rrumbullakun, fillimisht Antaliaspor duhej të shiste Sakib Ajtazh te Trabzonspor-i. Për kartonin e lojtarit klubi nga Antalia pretendonte 3,5 milionë euro, ndërsa oferta e Trabzonsporit ishte 3 milionë dhe e pandryshueshme. Diferenca e kërkesës me ofertën bëri që negociatat të mbylleshin pa sukses.

Pavarësisht zhgënjimit për rastin e humbur, te Kukësi tashmë janë bindur se me kualitetet që kanë në skuadër mund të nisin të prodhojnë fitime të rëndësishme për klubin në merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.