Kukësi kaos me kontratat, Shameti drejt largimit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Te Kukësi ka një çështje, por duket se kjo ekziston vetëm për futbollistët, pasi në klub nuk shqetësohen aspak, pasi pretendojnë se i kanë rinovuar kontratat me disa prej titullarëve, duke nisur me Shametin.

Qendërmbrojtësi gjirokastrit është lojtar i lirë dhe momentalisht e kërkon Sherifi i Tiraspolit, Visla Krakovia dhe Arisi i Limasolit, sikurse shkruan “Panorama Sport”.

Karioka ka deklaruar se është lojtar i lirë, ndërkohë që presidenti Gjici thotë se ka gjetur marrëveshjen me të, një situatë absurde sa nuk di më kë të besosh. Ndoshta edhe për të në faqen 125 të kontratës mund të ketë ndonjë klauzolë për rinovim automatik. E njëjta situatë edhe për Eminin, ndërkohë që për Koliçin shprehen se ka edhe një vit kontratë, ndryshe nga se ka deklaruar vetë portieri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.