Kukësi, kaos në stërvitje, përfundon tek fusha ku stërvitet Partizani

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Mangësitë infrastrukturore në futbollin shqiptar rezervojnë episode nga më të pazakontat. Skuadra që stërviten në orare jo të përshtatshme kur bëhet fjalë për lojtarë profesionistë, apo siç ka qenë rasti i dy rivalëve të mëdhenj për titull, Partizanit dhe Kukësit, që seancat stërvitore i kanë zhvilluar në të njëjtin orar, në fusha paralele, të ndara vetëm nga një barrierë e vogël shkallësh.

Nëse mendoni se çuditë përfunduan, mendojeni edhe një herë. Rasti më i fundit është ai i regjistruar në kompleksin në Pezë Helmes, ku Kukësi duhej të niste stërvitjen pak përpara mesditës së të enjtes. Por, ndërsa stafi teknik me në krye trajnerin Ernest Gjoka dhe futbollistët ishin të gatshëm për të zbritur në fushë, ndodhi e papritura.

Kryesuesit e kampionatit u detyruan të prisnin që fusha të lirohej, duke qenë se në të njëjtin vend po stërvitej edhe skuadra e Korabit. Me minutat që kalonin, Gjoka dhe futbollistët u akomoduan në tribunën e vogël të kompleksit, duke ndjekur për disa çaste përgatitjet e ekipit të drejtuar nga trajneri Gerd Haxhiu, që mbyllin klasifikimin e Kategorisë Superiore.

Zgjidhja e vetme në këtë rast ishte që Kukësi të spostohej në fushën tjetër, aty ku vetëm pak orë më pas do të nisnin stërvitjen pikërisht rivalët e Partizanit. Një histori e pazakontë, nga ato që futbolli shqiptar i rezervon shpesh dhe që mendohet se do të evitohen me kriteret e licensimeve të klubeve prej sezonit të ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.