Kukësi kërkon përmbysjen, Troisi i “lëkundur” për vazhdimësin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

Kuksi 1

Kukësi do të luaj gjithcka sot për të kërkuar kualifikimin përball Mlladost. Në orën 20:30 në Podgoricë djemtë e Troisit do të luajnë për jetë a vdekje. Presidenti Safet Gjici, ka vendosur premio, por njëhkohësisht edhe ka vendosur kushte për stafin dhe lojtarët e tij. Mësohet se trajneri Trosi vetëm në rast të një kualifikimi do të qendroj në krye të pankinës kukësiane. Madje veriorët kanë nisur kontaktet edhe me trajner të tjerë. Emri më i përfolur është ai i Bylbyl Sokolit, një njëri punëtor dhe tepër serioz në drejtimin e skuadrave të ndryshme në Maqedoni dhe Kosovë.kuksi 2 Por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë emër të ri. Gjithcka do të varet nga ndeshja e sotme, e cila transmetohet live edhe në SuperSport. Por sipas informatave në rrjetër sociale shumë tifoza kukësian janë nisur drejtë Podgoricës për të përkrahur skuadrën në kërkim e kualifikimit të mëtejshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.